preloader
Scroll to top
Tarraco

Tarraco

Dizajni

Tarraco është modeli më i ri nga Seat në kategorinë e SUV, i cili i ka plotësuar kërkesat e klienteve, të cilët po prisnin prej kohësh. Një suv komplet i freskët në çdo aspekt, me 7 ulëse, Tarraco thjesht është më i miri në kategorinë e tij, dhe më e mira nga ky, ofrohet edhe në pakon FR sportive.

Disqet e aluminit

Në Tarraco keni mundësi që të zgjedhni në mesin e disa prej disqeve të aluminit nga 17” e deri në 20”

Page-2-Image-2
Page-3-Image-3
Page-4-Image-4

Tarraco FR

Stil goditës, me linja sportive, Tarraco i ka të gjitha për ti ofruar. I gatshëm për çdo aventurë.

Detajet që e bëjnë të dallueshëm Fr, janë disqet e aluminit prej 19”, grila sportive me mbishkrimin FR, dhe dizajni i të gjitha pjesëve të eksteririt para, mbrapa dhe anash. Në pjesën e brenshme, gjejmë poashtu mbishkrimin Fr në pragun e derës, timonin sportiv të lëkurës, dhe ulëset sportive.

Pjesa e jashtme!

Një Suv si Tarraco e bënë të dukshme pothuasje çdo gjë. Me të jeni në qendër të vëmndjes, dhe pa dyshim të gjithë do mbesin pa fjale kur ju shohin.

Me detaje nga kromi përreth veturës, grila në formë diamanti, ndriqmi poshtë pasqyreve të jashtme, dhe teknologjia e dritave LED, dhe detaje të tjera nga linjat e mprehta të SEAT i japin medaljen e artë, Tarracos,në bukuri dhe lidershipin e kategorisë së tijë.

Ngjyrat

Tek Tarraco gjejmë ngjyrat të cilat mund të quhen pothuajse të pavdekshme. Janë gjithsej 9 ngjyra ky 2 prej tyre janë eksluzive.

I gatshëm për gjëra të mëdha!

I krijuar që të përshtatet për të gjithë ata që kanë nevojë për hapesirë, Tarraco ju ofronë një hapesirë prej 700Litra e deri në 1775litra me ulëset e palosura, e bënë që Tarraco të jetë i pakonkurentë në kategorinë e tij, dhe njëkohsishtë i përshtatshëm për të gjitha nevojat e një familje.

Ulëset

Pavarësishtë se cili ka qenë qëllimi juaj në Tarraco keni mundësi ta arrini me lehtësi atë.

Me mundësi të përzgjedhjes në mes të lëkurës dhe materialit, ju mund ti jepni dukjen e ëndërruar pjesës së brendshme të Tarracos

E njëkohësisht ju mund të përzgjedhni edhe ngjyrën tuaj të preferuar.

Pjesa e brendshme

Çdo detaj i pjesës së interierit të Tarracos është e krijuar në atë mënyrë që të ndjeni ngrohtësinë e mikpritjes dhe rehatinë përbrenda.

Detaje të tilla janë: ulëset alcantara, kombinimi perfekt i komoditeti dhe klasit që ju siguron një vozitje të relaksuar, Xcellence pakoja e cila ju bënë elegantë në çdo kënd që shikoni,me kombinime të paneleve të drurit, kulmi panoramik me mundësi të hapjes, dhe pa dyshim 7 ulëset.

Teknologjia

Qëndroni si brenda dhomës!

Tarraco me afërsinë që ka ndaj jush ju bën të ndjeheni sikur qëndroni brenda dhomës tuaj të shtëpisë, por pa dyshim që edhe është shtëpia juaj e 2të. Teknologjia është çelësi kryesor që ju lidh ju dhe smartphonin tuaj që të jeni gjate gjithë kohës në kontakt me përditshmërinë tuaj.

Paneli digjital!

Më e rëndësishmja, Siguria!

Të gjitha mundësitë e ofrimit të sigurisë janë shumë afër jush, si kontrolla e radarit të distancës, paralajmërimi për nisje nga korsia, njohja e shenjave të trafikut. Të gjitha këto të transmetuara nga paneli me 10.25” përballë syve tuaj, që të mos humbet vëmendja nga ngasja për asnjë moment.

download (73)
download (74)
download (75)

Ekrani 8”

Me teknologjinë e fundit të konektimit përmes Android auto dhe apple car play, ju mund të përdorni aplikacionet e telefonit tuaj të menqur përmes ekranit tuaj me prekje të ndjeshme.

E thjeshtë, e lehtë dhe e sigurtë.

Rehatia

Diqka e re!

Disa nga opsione mjaftë të menqura dhe të përdorshme

Profili i vozitjës

Pra ju mund të përshtateni stilin e vozitjës tuaj me atë që ofron Ibiza

Ulëset

Ngrohja në ulëset e para dhe të pasme

Bagazhi

Hapja e bagazhit në mënyrë elektrike, ju mundëson të mbani duart tuaja të lira, pasi që ajo mund të hapet edhe përmes sensorit me anë të këmbës.

Mundësi shtesë

Mbushësi wireless, mundësi shtesë të mbushni telefonin tuaj pa pasur nevojë ta lidhni atë me anë të kabllit, thjeshtë vendoseni atë në vendin e mbushjes

Asistenca e parkimit! 

Edhe pse dukja e Tarraco, në shikim të parë të shqetëson rreth parkimit, nuk ka nevoj për shqetësim, pasi që sistemet e kamerës dhe sensorave, të ndihmuara me asistencën gjatë parkimit, janë aty në çdo kohë që të ju ndihmojnë. E pa dyshim ato do ta bejnë më të mirën. 

Dritat LED

Me sistemin e ndriqimit full LED nga Tarraco nuk ka rëndësi se në çfarë terreni shkoni, ato janë gjithmonë aty që të ju ndriqojnë rrugën përpara, dhe poashtu dritat e pasme led të ju tregojnë pjestarëve të tjerë në trafik se nga po shkoni ju.

Sistemi i ngrohjes!

I përshtatur për ditët e ftofta të dimrit, sistemi i ngorhjes së Tarracos është i kontrolluar nga distanca që ju të gjeni temperaturën idelae kur futeni në veturë.

Përvoja e përsosur!

Sistemi i zërimit Beats Audio. Ngritja zërin muzikës që të pëlqen, dhe ndjeje një mini koncert brenda veturës tënde. E mundësuar nga subwooferi dhe 9 alotparlante të përforcuara me aplifer 340vat, ky është sistemi i zërimit në Tarraco Beats Audio.

Mos i lini dëshirat tuaja që të dilni pak nga rrugët e zakonshme, sfidoni ato me 4drive i cili ka kontrollën në të gjitha rrotat, dhe pa dyshim nuk ju lë askund në asnjë vend. I Përkryer.

Profili i vozitjes, është edhe profili i shoferit, me shumë mënyra të ngasjes ju mund të zgjedhni në mes voztijes eko , sport, individual, snow dhe off road.

Siguria

Është njëra nga elementet kryesore që e bënë lider në kategorinë e tij.

Me vlerësimin maksimal të pikëve, Tarraco ju ofronë sigurinë më të lartë gjatë vozitjes.

Ecall!

Sistemi i ri nga Seat ju mundëson që ju nëse keni qenë pjesë e një aksidenti të lajmëroheni menjëherë në thirrjet emergjente.

Njohja e shenjave të trafikut!

Nuk do të humbni asgjë!

Me sistemin e njohjes së shenjave të trafikut, kamera e përparme do të marrë informatat se çfarë po vie përpara, si kujfijtë e shpejtësisë, dhe ndalimin e parakalimeve.

Asistenca në para aksident reagon atëherë kur vetura detekton një aksident të mundshëm, forcon rripat e sigurisë, mbyll xhamat, dhe funksionalizon thirrjen emergjente.

Asistenca frontale, është e pranishme për të ju mbrojtur nga përplasje të pa vetëdijshme, rast nëse kalon një çiklist papritur, ose një këmbesorë, atëherë Tarraco reagon menjëherë me frenimin emergjent.

Paralajmërimi i ndaljes së trafikut dhe kalimi i korsisë, janë dy sisteme të ndërlidhura të cilat ju ndihmojnë në rast se trafiku para jush ka ndaluar dhe poashtu nëse dëshironi të bëni një ndërrim të korsisë.

Ju lutemi te konultoheni me shitësin për konfigurim dhe kalkulimin final për veturën.