Leon
Dizajni
Një epokë e re!
Si asnjëherë më parë Leoni i ri shpërthen në të gjitha aspektet, duke ju bërë që të bini në dashuri në shikim të parë.
I projektuar në qytetin e bukur të Barcelonës, leoni i ri vie me energji të re, dhe me plotë ngjyra e harmoni në mes vete. I gatshëm për argëtimin tuaj qdo ditë.
Ngjyrat
Leoni i ri mund të ofrohet në mesin e 7 ngjyrave.
Dritat LED
Shikim i pastër!
Me fuqinë e ndriqimit të tekonologjisë së fundit LED, Leon ju siguron për ndriqim të mjaftueshëm për pamje të pastër përpara jush dhe për vozitje të sigurtë. Sinjalet dinamike i japin bukurinë e veqantë, që tregojnë klasin e tij.
Disqet e aluminit
Përshtateni stilin tuaj!
Me leonin e ri ju mund të zgjedhni në mesin e rangut të gjerë të disqeve të aluminit duke përshtatur shijen tuaj me stilin e veturës. Ju mund të përzgjedhni në mesin e 6 llojeve të disqeve të aluminit:
Exterieri
Me detaje të reja, i fuqishëm, elegant, sportiv!
Leon-in e ri mund ta përzgjedhni në njërën nga 4 pakot që ofron, ku gjithsecila nga ato ofron specifikat e veta dhe padyshim se ju do ta gjeni veten në mesin e njërës nga ato, duke filluar nga Reference, me stil elegant i pastër dhe deri te Fr për një kombinim të ndjenjave dinamike dhe sportive.
Detajet e reja që bien në sy tek Leoni i ri janë forma e mbishkrimit të modelit në pjesën e pasme, dhe grili i përparëm totalisht i ridizajnuar në formën e diamantit.
Interieri
E veqanta e interierit në modelin e Leonit të ri është se shoferi është në qendër të vëmendjes. Në një mënyrë pothuajse makina dëshiron që të jetë në kontakt të vazhdueshëm me shoferin. Dhe padyshim që nuk mungojnë pajisjet e kohës së sotme të prodhuara me materiale të kualitetit të lartë.
Timoni:
Timoni i lëkurës dhe multifunksional, i cili njëhkohësisht që ia shton bukurinë pjesës së brendshme poashtu është pranë jush që tju ofrojë ndihmë në kërkimin e informatave në panelin tuaj digjital.
Paneli qendror
Paneli qëndror është i fokusuar nga shoferi në mënyrë që gjithçka të arrihet lehtë dhe shpejtë, e aspak të mos e humbni koncentrimin gjatë ngasjes.
Ulëset sportive Dinamica!
Në Leonin e ri keni mundësinë që të shtoni si opsion shtesë ulëset e reja të quajtuara Dinamica,
Me dizajn sportiv dhe materiale nga mikrofibrat, ju do ta ndjeni veten rehat gjatë çdo vozitje,
Ndriqimi i ambientit!
Leoni i ri vie me ndrqim të ambientit edhe të menqur, i cili nuk ka qenë i pranishëm në modelet tjera.
E si funksionon kjo?
Është e lidhur me sistemin e veturës smart ambient, i cili komunikon me sistemin e veturës, ju përshëndet kur hipni në të, ju mbanë të vetëdijshëm dhe paralajmëron së bashku me sistemet e sigurisë. E padyshim funksionin më të mirë, ofrimin e kënaqësisë gjatë qëndrimit në të.
Teknologjia dhe siguria
Gjithçka është më e lehtë!
Leoni i ri ju ofron teknologjinë e cila do ta bëjë përdorimin e makinës tuaj shumë më të lehtë se çka qenë.
Gjithçka e ofruar për ju është e gatshme të bashkpunojë me ju në çdo moment.
Paneli digjital
Si opsion i pa kompromis në ditët që po jetojmë është paneli digjital, e aq më shumë kur në leonin e ri është e kombinuar me rezulucionin dhe tekonologjinë më të lartë.
E lehtë për tu përdorur, e mbushur me ngjyra dhe një mori të madhe të mundësive të zgjedhjes mes sistemeve të sigurisë, të navigimit dhe kontrole të tjera mbi muzikën e informacionet rreth veturës, janë aty vetëm një prekje e butonit nga timoni multifunksional para jush.
Sistemi i navigimit
Mund të bisedoni me të!
Me një ekran prej 10”, me prekje të ndjeshme përpos kësaj, ju mund edhe të bisedoni me të përmes sistemit të kontrollit të zërit. Pra mund të jepni kordinatat e navigimit, kontrollit të muzikës, profilit të vozitjes, të gjitha këto vetëm përmes kontrollit të zërit (voice control)
Beats Audio!
Pa dyshim se në një veturë me kaq stil nuk mund të mungoj edhe zërimi si pajisje opsionale, e cila e shoqëron udhëtimin tuaj, dhe ju bënë më të lumtur.
Kjo vie nga një subwoofer dhe 9 altoparlantë ngaBeats audio.
Asistenca gjatë parkimit!
Nuk keni nevojë të brengoseni për parkimin e Leonit tuaj. Me asistencën e parkimit të ndihmuar nga sensorat dhe kamera në pjesën e pasme, Leoni i ri do ta gjejë vetë rrugën për të bërë parkimin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Detaje të tjera të teknologjisë
Mbushësi wireless
Në Leonin e ri ju gjeni vendin për karikimin e telefonit tuaj, dhe kjo bëhet pa ndonjë lidhje përmes kablit.
E tëra çfarë duhet të bëni është të vendosni telefonin tuaj të mençur i cili suporton mbushjen wireless charger, në vendin e posaçëm për mbushje, e poashtu është vend ideal ku telefoni juaj nuk ka vend për lëvizje gjatë rrugëtimit.
Çelësi në xhep!
Me funksionin e sistemit të hapjes, mbylljes dhe ndezjes së veturës pa çelës, (Kessy) është njëra ndër veqanërit e shumta të Leonit, e cila e bënë përditshmërinë tuaj më të lehtë.
Ngrohja e pavarur!
Ideale për kohën e ftoftë të dimrit, ngrohja e pavarur në Leonin e ri është e kontrolluar nga distanca me kohë të caktuar nga vetë shoferi,
Profili i vozitjes!
Në Leonin tuaj ju mund të përzgjedhni profilin e vozitjes ashtu si ju përshtatet juve, e nëse nga të përzgjedhurat e Seat nuk ju pelqen, atehere keni mundësinë të kostumizioni profilin veqanërisht me dëshirat tuaja.