preloader
Scroll to top
ATECA

ATECA

Dizajni

Pjesa e jashtme mbresëlënese!

Seat ateca ofron një përvojë të paharrueshme në vozitje, dhe një përditshmëri që të tjerët do ua marin lakmi. Kjo sigurohet nga modeli i tij dinamik me linja të mprehta të dizajnit nga Seat.

Poashtu Ateca ju ofron një avanturë në pothuajse çdo rrugë që ju merni.

Detajet e argjendit të kombinuara me zbukurime në ngjyrë të zezë japin kombinim i cili tërheq vëmendjën e pothuajse gjithsecilit nga ne.

Ateca Xperience!

Evitoni të zakonshmën dhe bëhuni i pavarur në atë qe vozisni.

Në sy bie edhe logoja e re,dhe ndricimi poshtë pasqyreve të jashtme. Posa të hapim derën e Atecas, vërejmë surprizën e parë të mikëpritjës, e cila është një dekor i argjendit me mbishkrimin e modelit në të. Pjesa e brendshme e punuar me kujdes dhe butësi është aty për ju, që tu ofrojë përvojën më të mirë gjatë vozitjës. Dhe gjithcka është gati për të vazhduar me eksperiencën.

Përzgjedhja e ngjyrave!

Ateca na mundëson që të zgjedhim në mesin e 10 ngjyrave, ku keni mundësin të zgjedhni mes ngjyrave jo metalike dhe metalike.

Ateca FR!

Entuziazmi, dinamika dhe sportiviteti janë standartet të cilat Ateca në versionin FR i sjell me vete.

I kombinuar me detajet dekorative anësore në ngjyrën Cosmo Grey (Hiri), i japin veturës dukje më sportive, e që janë të vecanta për FR. Elemente tjera vecuese janë mbishkrimi në pragun e derës FR, pastaj grilli në pjesën e përparme me dizajn të ri totalisht i rifreskuar, dhe disqet e aluminit 19inch

download (94)
download (95)
download (96)

Disqet e aluminit

Ateca ju ofron mundësin që të zgjedhni disqët për veturën tuaj, duke filluar nga madhësia 16 inch e deri tek 19inch

download (98)
download (97)

Pjesa e brendshme!

Mund të zgjedhni ashtu si ju pelqën, duke filluar nga panelet e dyerve, konsolës qendrore dhe ulësve.

Ateca Experience, ju ofron mundësinë e një kombinimi të interierit më të këndshëm, të bëra nga materialet e pëlhurës ,ulëset mund të kombinohen me panelin e dyerve dhe përzgjedhja me ngjyrë druri të lehtë, ose ngjyrë metali argjend për pjesën e konsolës, por nëse ju preferon dicka më unike atëherë FR do të ju plotëson fantazinë tuaj.

Teknologjia

Intelegjenca e integruar, bënë që Ateca të ju ofroj juve një vozitje të sigurtë dhe të jeni të fokusuar në rrugë.

Apple Carplay

Gjithashtu në Ateca-n e re sistemet digjitale të Apple Carplay, funksionon pa lidhje përmes kabllit USB, e njëkohsisht mund ta mbushni telefonin tuaj çdo herë që ju dëshironi.

Njohja e zërit!

Tani si funksion shtesë në Ateca është edhe funksioni i njohjës së zërit, ku ju mund të bëni një telefonatë, dërgoni një mesazh, ose të zgjidhni muzikën tuaj të preferuar, e gjitha kjo aktivizohet përmes një tingulli të ri Hola,Hola

Paneli Digjital!

Inovacioni i ri në panelin digjital nga Seat tani ofron mundësinë për ndarje në 3 seksione, ku gjithsej ofron një ekran me 10.25inch Seat Digital Cockpit. Me shumë mundësi të ofrimit të informatave, paneli digjital në Ateca do të ju mbajë gjithmonë të informuar dhe të fokusuar në rrugë.

Dritat e pasme LED!

Posaqë sa janë të bukura dhe i japin një stil të vecantë, dritat e pasme LED janë edhe dinamike dhe efikase, ku nga paraqitja e sinjalit të ktheses i sigurojnë veturës një paraqitje klase.

download - 2020-09-22T235117.344
download - 2020-09-22T235236.094

Sistemi i navigimit!

Me një ekran me prekje të ndjeshme ofron një ndarje diagonale me 3 fusha, i cili konektohet me telefonin tuaj, dhe ju siguron që përmes atij sistemi të navigimit ju të gjeni destinacionin tuaj më lehtë.

Lidhshmëria.

Me Ateca-n e re, ju do të jeni gjithmonë në kontakt.

 

Me funksionin e ri Seat connect ,i cili mund të shkarkohet nga App Store, dhe Play Store ju do të keni qasje dhe të kontrolloni shumë funksione, funksion ky i cili është shumë i përdorshëm dhe i rëndësishëm kohëve të fundit.

Siguria dhe ndihma!

Të sigurt kudo dhe në cdo kohë!

Me funksionin e thirrjeve emergjente, Seat do të dergojë një raport të vendodhjës tuaj, në rastin më të keq të mundshëm të aksidentit.

Funksionet e kontrollit nga distanca.

Seat Connect ju ofron shumë mundësi të kontrollit mbi veturën tuaj, duke përdorur telefonin tuaj të menqur si telekomandë. Këto funksione përfshijnë:

Kontrollin e klimës
Vendndodhjën e parkimit
Njoftimin në rast vjedhje
Njoftimin për lokacionin

Shërbimet e sistemin të navigimit!

Me sistemin e Seat Navigation, ju mund të llogaritni saktë distancën për destinacionin tuaj ose të gjeni një vend për parking. Apo edhe të gjeni një vend për mbushje të derivateve, të gjitha këto të ndihmuara nga sistemi online.

Llogaritja e rrugës në internet
Gjetja e vendparkimit
Importi i linjës në internet
Stacionet për mbushje të derivateve.
Siguria!

I sigurtë në rrugë!

 

Ateca i ri është i pajisur me nivelin më të lartë të sistemeve të sigurisë, që ju të mund të udhëtoni pa stres dhe të jeni gjithmonë të asistuar nga këto sisteme, duke parandaluar cdo lloj rreziku në rrugë.

Asistenca e para aksidentit!

 

Gjithmonë vigjilent , dhe i gatshëm të reagojë saktë në kohë, nëse zbulohet një rrezik i afërt i aksidentit.

Veqori si shtërngimi i rripave të sigurisë dhe mbyllja e dritareve, janë masa të cilat vetura juaj i mer në mënyre të pavarur në rast se detektohet një aksident i mundshëm.

Radari detektues!

Një ndjenjë sigurie më shumë!

 

Kjo pajisje sigurie ju ndihmonë që të ruani distancën e nevojshme, e gjithashtu ju asiston në frenim në raste nevoje,

Vozitja gjysëm autonome!

Radari detektues është i kombinuar me pajisjën tjetër e cila e mbanë veturën brenda korsisë, dhe ju lajmëronë nëse ju i hiqni duart nga timoni.

Paralajmërimi për nisje nga korsia

Ateca gjithashtu ju asiston për nisje jo te gabuar nga korsia që ju po qëndroni, kështuqë detekton shenjat rrugore, dhe është në përcjellje të trafikut të ardhshëm

Frenimi emergjent!

Shoku më i mirë i shoferit!

Nëse për cfarëdo arsye ju nuk do të reagoni në vozitje, atëherë ndihma nga frenimi emergjent do të ju paralajmërojë e njëkohësishtë edhe frenojë për ju.

Ndihma anësore

E bën të dukshme edhe të padukshmën.

 

Njëra nga asistencat e sigurisë është edhe Side Assist apo asistenca anësore, e cila monitoron gjendjën në pjesën e këndit të vdekur, ku shoferi mund të mos e vërej veturën nga prapa gjatë ndërrimit të korsisë. Ky funksion detekton objektet që po afrohen nga ju deri në 70 metra, e poashtu edhe kur parkoni dhe hapni derën, paralajmëron, psh për çiklistët.

Ju lutemi te konultoheni me shitësin për konfigurim dhe kalkulimin final për veturën.

Më poshtë mundeni të shkarkoni çmimoren.